Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja paraqet planin e ri për të frenuar emigrimin e parregullt perms Mesdheut


Komisioni Evropian zbuloi të hënën një plan të ri veprimi për të trajtuar fluksin në rritje të emigrimit të parregullt përmes rrugës mesdhetare qendrore.

Plani përbëhet nga 20 masa nën tre shtylla kryesore që synojnë nxitjen e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere, bashkërendimin më të mirë midis vendeve anëtare për përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe forcimin e zbatimit të Mekanizmit të Solidaritetit Vullnetar të bllokut.

Nën shtyllën e parë, blloku kërkon të bashkëpunojë më shumë me Egjiptin, Tunizinë dhe Libinë për forcimin e aftësive të tyre të menaxhimit të kufijve dhe për të siguruar një marrëveshje midis Tripolit dhe Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).

Shtylla e dytë kryesore u miratua me shpresën se do ndihmonte në parandalimin e humbjeve të jetëve teksa tensionet që janë shfaqur midis vendeve anëtare të BE-së për sa u përket anijeve të shpëtimit të emigrantëve.

Qëllimi i shtyllës së tretë është të përmirësojë punën e Mekanizmit të Solidaritetit Vullnetar, në mënyrë që emigrantët të kenë qasje më të mirë në asistencën e BE-së dhe të financojnë masat alternative të solidaritetit më shpejt.

Komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson njoftoi planin në një konferencë shtypi në Bruksel përpara një takimi urgjent të ministrave të Brendshëm të BE-së të premten.

Duke vënë në dukje se kombësitë e emigrantëve që përpiqeshin të përdornin rrugën qendrore të Mesdheut për në Evropë kishin ndryshuar, Johansson tha se shumica tani ishin nga Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi dhe jo nga Afrika Sub-Sahariane.