Vendosni fjalën kyçe....

Ishin bllokuar mes ujit, evakuohen dy familje në Shkodër


Dy familje që ishin bllokuar mes ujit janë evakuuar nga policia.

Familjet e bllokuara ndodheshin në lagjen  Ajasem, ndërsa njëri nga anëtarët e njërës familje ishte sëmurë e kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e FNSH-së bashkë me mjetet që kanë në dispozicion për raste të kësaj natyre duke bërë të mundur zhvendosjen e dy familjeve që rrezikoheshin nga uji.