Vendosni fjalën kyçe....

Disa zona të Shqipërisë po përmbyten, në Radhimë shfaqet një vatër zjarri


Ndërsa disa zona të Shqipërisë sot janë nën diktatin e ujit pas reshjeve të dendura gjatë natës e në vazhdim, në jug të vendit një sipërfaqe po shkurre po digjet, ku era e fortë po i shtyn flakët përpara.  

Një vatër zjarri ka shpërthyer në këto momente në zonën e Radhimës në Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.

Zjarri i favorizuar nga era po përhapet me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet zjarrfikës që po ndërhyn pasi aty pranë ndodhen dhe disa godina që shërbejnë si hoteleri gjatë sezonit turistik.

Në ndihmë të zjarrfikëses janë dhe banorët me mjete rrethanore.