Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi i tij


Është arrestuar në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha. Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.

Autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij.

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.  

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes  inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.