Vendosni fjalën kyçe....

Pse prefekti i Korçës rrezikon shkarkimin


Prefekti i Korçës Nertil Jole i emëruar disa muaj më parë nga kryeministri Rama rrezikon të shkarkohet.

Kjo pasi Jole konsiderohet si një njeri pa kontribute politike në Partinë Socialiste nga struktutrat e socialistëve lokalë.

I larguar në Tiranë, Jole i surprizoi gjithë kur u kthye në Korçë një ditë të bukur në Prill si prefekt.

Një njeri që kishte punuar pranë Librës së Ben Blushit, pasi ishte larguar nga PS, tashmë kthehej si zyrtar i lartë vendor në qarkun e Korçës duke marrë postin e prefektit.

Me emërimin si prefekt Nertil Jole filloi të shfaqte edhe ambiciet e tij për të kandiduar për Bashkinë e Korçës. U duk si një fytyrë e re që do të vinte dhe do të bënte përmbysje të mëdha, por mesa duket gjërat kanë qenë krejt ndryshe. E vërteta nuk është ajo që ka pretenduar Nertil Jole me socialistët korçarë, të cilët i kishte “tradhtuar” kohë më parë duke shkuar me Librën e Ben Blushit.

Ditët e fundit është mësuar se Nertil Jole është paralajmëruar për shkarkim nga detyra. Ky paralajmërim ka ardhur pikërisht nga zyra e kryeministrit.

Është vetë Nertili që u’a ka konfirmuar këtë detaj mjaft të rëndësishëm miqve të tij duke theksuar se pas disa postimeve në lidhje me bashkinë e Korçës kishte tentuar të sulmonte këtë institucion, është telefonuar nga zyra e kryeministrit dhe i është kërkuar të mos nxisë më konflikte, të mos shkruajë kundër zyrtarëve socialistë, në rast të kundërt do të shkarkohet menjëherë nga posti i Prefektit të Qarkut të Korçës. Një dëshmi e “konfliktit” të Joles me bashkinë, është mbledhja që ai zhvilloi këtë të hënë me Komisionin e Mbrojtes Civile të qarkut, kupërfaqësuesit e bashkisë nuk morën pjesë.

Sipas disa burimeve, Jole kishte ambicie për të kandiduar për Bashkinë e këtij qyteti, por tashmë është tërhequr. Ai i ka konfirmuar miqve të ngushtë se donte të kishte bashkinë, por mesa duket socialistët kanë vendosur të kandidojnë Sotiraq Filon dhe nuk kanë ende besim tek ai.