Vendosni fjalën kyçe....

Inter surprizohet në shtëpi nga Monza, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve


Inter është mundur në mënyrë surprizë në fushën e tij nga Monza me rezultatin e ngushtë 0-1 duke humbur një mundësi të artë për të forcuar pozitat në katërshen e kreut që shkon në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për miqtë e shënoi Caldirola në minutën e 78’. Falë fitores miqtë i janë larguar mjaftueshëm zonës së ftohtë e tashmë mund të luajnë të qetë.

Milanezët nga ana e tyre po rrezikojnë vendin e katërt pasi deri në fund janë edhe 8 ndeshje e në garë janë edhe Atalanta e Juventusi që i ndjekin këmba-këmbës.