Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, raportohet për të plagosur


Një shpërthim ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, ndërsa arsyet mbeten të paqarta, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Ndërkohë, Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se nga shpërthimi ka të lënduar dhe të vdekur, duke mos dhënë numër të saktë.