Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e Tunelit të Llogarasë


Ndërsa sot në Tiranë është protestuar kundër tij, kryeministri Edi Rama sot ka qenë në Paris.

Në orët e pasdites ndërsa protestohej, ai ka postuar disa foto nga tuneli i Llogarasë, duke thënë se janë hapur 4.5 km rrugë nga 6 që ka projekti.

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.”– shkruan Rama.