Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar në Itali për vjedhje, Interpoli arreston 34-vjeçarin në Kurbin


Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

34-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shtetasi Admir Rrika i njohur dhe me emrin Vis Lika është dënuar nga një gjykatë në Firence me 2.3 vite burg.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.