Vendosni fjalën kyçe....

“Po për Ramën që kishte pirë drogë, do marrin masë?”- Reagimi i Bujar Leskajt pasi PS kërkoi përjashtimin 10 ditor të tij dhe Palokës


Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka reaguar pas përplasjeve të sotme në Kuvend, ku maxhoranca kërkoi përjashtimin e tij dhe të Edi Palokës me 10 ditë.

Në një prononcim për Balkanweb, Leskaj tha se Kuvendi fillimisht duhet të marrë masë për kryeministrin.

“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se dhe Rama kishte pirë drogë.”- u shpreh Leskaj.

Partia Socialiste njoftoi më herët se do t’i kërkojë Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pas përplasjes verbale të këtyre dy të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Maxhoranca tha se “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.

Shtatë deputetë të PS-së kanë firmosur kërkesën për përjashtimin e dy deputetëe nga Kuvendi.