Vendosni fjalën kyçe....

Momenti kur Guterres kupton se po lexon fjalimin e gabuar në konferencën për klimën (VIDEO)


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka përjetuar një moment të sikletshëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kjo pasi filloi të lexonte fjalimin e gabuar.

“Ju keni qenë të pamëshirshëm për të kërkuar llogari nga vendimmarrësit…”– tha Guterres dhe më pas kuptoi se nuk ishte ajo tema që do të diskutonte.

“Um…mendoj se më kanë dhënë fjalimin e gabuar.”- tha Guterres. Salla shpërtheu në të qeshura.

Stafi i tij i solli shpejt letrat e sakta dhe ai shpjegoi se do të takonte më vonë gjatë ditës një grup delegatësh të rinj dhe se ai fjalim që kishte përpara ishte për atë ngjarje.