Vendosni fjalën kyçe....

Princ Leka për gazetarin britanik: 20 mijë shqiptarë s’mund të shihen si pushtim, fëmijët tanë po i bullizojnë


Princ Lekën II ka dhënë një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan në emisionin e tij të quajtur “Uncensored”, ku ka folur lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve.

Në këtë intervistë, princ Leka komentoi deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke thënë se nuk i vlerëson si qëndrime të qeverisë britanike.

“Faleminderit që më ftuat sepse është e rëndësishme që të shpeh aspektin njerëzor të kësaj çështjeje. Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin amerikan, më konfirmoi se komentet nuk janë reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Angli kanë marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Shqiptarët janë kontribues. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Por qëndrimi dhe retorika në media më kanë bërë që të reagoj dhe të them se shumica e shqiptarëve janë punëtorë. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim. Kam folur me familjarë, mikë, disa i kanë marrë fëmijët nga shkolla dhe ndjejnë sikur po i bullizojnë dhe u kanë bërë komente ksenofobike.” tha Princ Leka.

Ai shpjegoi për moderatorin amerikan se shqiptarët janë ndier të detyruar për t’u futur ilegalisht në Angli. Princ Leka për këtë sugjeron se shqiptarëve duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

 “Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik.”- tha ai.

Princ Leka kujtoi edhe se si familja e tij iu drejtua Britanisë në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, dhe ai u edukua atje.