Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët njoftojnë protestë nesër: Rikthehemi në auditore, s’do heqim dorë nga kërkesat


Kreu i sindikatës së arsimit të lartë, Sandër Kovaçi, ka deklaruar sot se protestat për të drejtat e pedagogëve do vijojnë në mënyrë periodike.

Në një deklaratë për mediat ai tha se ndaj pedagogëve ka pasur kërcënim e shantazh nga qeveria. Kovaçi theksoi se ndaj arsimit të lartë është bërë shumë pak deri tani.

Pedagogët njoftuan përmes një deklarate për shtyp mbrëmjen e djeshme se do hiqnin dorë nga bojkoti e do riktheheshin në auditore. Megjithatë ata kanë pohuar se do vijojnë protestat periodike.

Pas shtatë javësh protesta pak ditë më parë pedagogët se do futeshin në grevë urie. Megjithatë para futjes ata bënë kërkesa të çuditshme e pakuptimta duke kërkuar garanci për jetën nga ambasada amerikane e president Begaj.

“Tani më 9 javë nga dërgimi i peticionit, 7 javë protesta dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor me synim të reagimit, përshkallëzimi i hapave të ndjekura erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit. E kemi fjalën për ministrinë dhe institucionet. Parlamenti dhe politika u nxit dhe e bëri këtë çështje të ditës. Qeveria bëri zgjidhje kozmetike. Është bërë pak për universitetin. Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe. Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor,, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët. Ne vazhdojmë të kërkojmë kërkesat tona.

Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut. Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi që nga kryeministri. Dua të denoncoj faktin se vetëm 3 universitete kanë premtuar që do të financojnë 8%. Ne dua 30%. Në Shkodër është miratuar 2%, pasi s’ka asnjë shans që të bëjë rritjen 8%. Bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm i bojkotimit të mësimit në sezonin e shkurtit.” – tha ai.