Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përplasi për vdekje 70-vjeçarin në aksin Fier-Vlorë, policia arreston 58-vjeçarin


Policia ka zbardhur aksidentin në aksin Fier-Vlorë me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Shtetasi S.Ç 58-vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” përplasi për vdekje shtetasin Y.T 70-vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. T. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij”-njofton policia..