Vendosni fjalën kyçe....

Nark Ndoka thirrje në Facebook: Ju lutem kontribuoni me para për PDK-në, islamiku politik Basha na goditi


Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë sot një thirrje në rrjetet sociale. Ai u kërkon simpatizantëve të PDK-së që të kontribuojnë financiarisht dhe politikisht për këtë parti, që sipas tij është goditur fort nga Lulzim Basha.

“Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojmë të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni.

Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga ‘marrëveshja e zezë’ Rama-Basha.

Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativën politike Demokristiane duke shkelur marrëveshjen politike, duke dëmtuar kështu përfaqësimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare.

Për të kaluar këtë situatë të rëndë politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me një financim modest, për një periudhë të shkurtër kohore, derisa PDK të rikthehet sërish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara!”- shkruan Ndoka në një postim në Facebook.

Ai kërkon 1 mijë lekë osë 10 euro për anëtarët e PDK-së, dhe 30 mijë lekë ose më shumë nga bizneset ndërsa vë në dispozicion edhe disa numra llogarie bankare.

Ndoka thekson se bashkëpunimi politik i PDK-së do të intensifikohet edhe me partnerët ndërkombëtarë, dhe me misionet e tyre diplomatike në Tiranë.