Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk mund të shtojë mesazhe me pagesë në Twitter – New York Times


Pronari i ri i Twitter-it, miliarderi Elon Musk, po mendon të prezantojë mesazhe private me pagesë në Twitter, raportoi të enjten New York Times, duke cituar burime dhe dokumente të brendshme të kompanisë.

Sipas raportit, shërbimi do lejojë përdoruesit e zakonshëm të dërgojnë mesazhe private tek të famshëm për një tarifë të caktuar.

Çmimi nuk është bërë i ditur dhe asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me shërbimin nuk është bërë gjithashtu. Masa është një tjetër lëvizje në listën e hapave që Musk thuhet se po konsideron për ta bërë platformën e mediave sociale më fitimprurëse.

Në fillim të kësaj jave, ai njoftoi se Twitter do fillojë të paguhet rreth 8 dollarë në muaj për programin e verifikimit të ‘shenjës blu’, e përdorur kryesisht nga persona të famshëm, kompani dhe influencues. Gjithashtu, të enjten u shfaqën raporte se Musk planifikon të përgjysmojë fuqinë punëtore prej 7,500 personash të Twitter.

Sipas NYT, risi të tjera të mundshme përfshijnë shtimin e videove me pagesë si dhe ringjalljen e Vine. Kjo e fundit është një platformë video me format të shkurtër ku përdoruesit mund të ndajnë video me gjatësi prej gjashtë sekondash.

Ai u ble nga Twitter në 2012, por u mbyll për shkak të mungesës së mundësive për fitim parash dhe reklamimi. Burimet thonë se ringjallja e tij mund të ndihmojë Twitter-in të tërheqë një audiencë më të re.