Vendosni fjalën kyçe....

Bayern fiton ndaj Herthës, Dortmund mund pastër Bochumin


Bayern Munich ka vijuar serinë e fitoreve në Bundesligë duke fituar 2-3 ndaj Hertha Berlin.

Për bavarezët Musiala hapi sfidën ndërsa Choup-Moting me një dygolësh i dha fitoren.

Për Herthën shënoi Lukebakio dhe Selke.

Në Signal Iduna Park, Dortmund nuk i dha asnjë shans Bochumit duke e mbyllur sfidën që në pjesën e parë.

Moukoko shënoi dy gola një në minutën e 8’ dhe një në 47, ndërsa Reyna me penallti shënoi golin e tretë për ekipin që ngjitet në vendin e tretë.

Në sfidat e tjera të luajtura, Eintracht Frankfurt fitoi ndaj Augburg 1-2. Leipzig fitoi ndaj Hoffenheim me rezultatin 1-3. Wolfsburg fitoi ndaj Mainz 0-3.