Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Shkodër, raportohet për 3 të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Shelqet të Shkodrës.

Sipas televizionit “News 24”, tre automjeteve janë përplasur me njëri-tjetrin këtë paradite, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Një prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit apo identitetin e të plagosurve, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Policia.