Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i prerë: E di se ka pasur zemërthyer, por nuk tërhiqemi nga Primaret


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, për të marrë pjesë në procesin e primareve.

Lidhur me kritikat dhe mosarritjen e një marrëveshjeje me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Berisha u shpreh i prerë tha se nuk tërhiqet nga primaret.

“Sot jemi në prag të një tjetër zhvillimi madhor në Shqipëriprimaret. Ju betohem që rrugë tjetëer për zhvillimin e vendit përveç ç’votimit nuk ka, se gjithçka jashtë sistemit të votës së lirë është diktaturë, narkoshtet, çdo gjë tjetër por jo udhëtim drejt të ardhmes.

Të japim ne shembullin tonë në radhë të parë duke u dhënë ju të drejtën e vendimmarrjes. Ftoj sot, në mënyrë të vecantë zonjat, zonjushat, të rinjtë e përfaqësues nga diaspora të bashkohen në këtë garë që të zgjedhim për herë të prë përfaqësuesit e vërtetë të qytetarëve dhe jo të kryetarëve.

E di se ka pasur zemërthyer e kritika me primaret por nuk jam tërhequr e nuk tërhiqem se ato u japin ju pushtetin që meritoni, ato kufizojnë pushtetin tim, ju ftoj të kontribuoni me gjithë mundësitë tuaja.

PD e vërtetë nuk ka demokratë që duhet ta refuzojë, por kur 8 muaj më parë apo 1 vit më parë kaloja nga foltore në foltore duke folur për peng Bashën në atë kohë kishte që e besonin por dhe të tjerë skeptik, sot pas të gjithë të dhënave është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Ramës e nuk kanë asgjë të përbashkët me PD. Unë kam qenë, jam e do jem i hapur që cdo deputet i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare por nuk jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret as të zëvendësoj primaret me sondazhet.

Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetorin, me PD e rithemeluar se atë tjetrën si provoi koha e kishte në xhep.”- u shpreh Berisha.