Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Energjisë i Katarit paralajmëron BE-në për çmimin e gazit: Sjellje hipokrite


Vendet e BE-së që duan të rregullojnë tregun e gazit duke kufizuar çmimet po veprojnë kundër ligjeve të tyre që mbrojnë konkurrencën e lirë, ka thënë ministri i Energjisë i Katarit.

“Tregu i lirë është gjithmonë zgjidhja më e mirë, dhe nëse përpiqeni të rregulloni tregun, ju po shkoni kundër të gjitha ligjeve të konkurrencës që evropianët po përpiqeshin t’u vendosnin shitësve, ndërkohë që tani ata po e bëjnë vetë këtë.” – tha Saad Al Kaabi. Bloomberg TV të dielën.

Prezantuesja Simone Foxman pyeti nëse ai mendonte se Brukseli po tregohej ‘pak hipokrit’ me çmimin tavan të propozuar, të cilëst zyrtari i Katarit u përgjigj: “Nuk është pak, është shumë hipokrite”.

Komisioni Evropian po shqyrton një kufi dinamik të çmimit të gazit natyror të tregtuar në bursat e BE-së. Masa supozohet se do të zvogëlojë paqëndrueshmërinë e tregut dhe spekulimet e skajshme në mes të tranzicionit nga furnizimet ruse. BE po shqyrton gjithashtu blerjet e përbashkëta të gazit dhe ndarjen e detyrueshme të gazit nga vendet anëtare për të përballuar mungesat e mundshme.

Ministri i Katarit, i cili gjithashtu kryeson eksportuesin shtetëror të gazit natyror të lëngshëm (LNG) QatarEnergy, paralajmëroi se ndërhyrja e qeverisë e bën më të vështirë për prodhuesit dhe investitorët të planifikojnë strategjitë e tyre të biznesit. Në fund BE-ja mund të dëmtojë veten duke shkaktuar mungesë të karburantit fizik në tregun global, tha ai.