Vendosni fjalën kyçe....

Rusia gjobit Wikipedia-n për lajmet që lidhen me luftën në Ukrainë


Një gjykatë në Moskë ka gjobitur pronarin e Wikipedia-s, që është Fondacioni Wikimedia me 2 milionë rubla (apo 32 mijë e 600 dollarë) për shkak të artikujve mbi luftën në Ukrainë.

Kreu i Fondacionit Stanislav Kozlovsky tha se dënimi ishte vendosur për mos fshirjen e lajmeve që Rusia ka kërkuar të hiqen. Sipas Reuters, ai tha se fondacioni do të apelojë.

Dy artikujt në rusisht për të cilët bëhet fjalë kanë titullin “Rezistenca jo e dhunshme e popullsisë civile të Ukrainës gjatë pushtimit të Rusisë” dhe “Vlerësimet e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022”.

Rusia e përshkruan luftën e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.

Në prill, e njëjta gjykatë urdhëroi Wikimedia të paguante 5 milionë rubla në dy seanca të veçanta për akuza të ngjashme.