Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Grupi i Alibeajt nuk do statutin, PD-ja nuk ka asnjë pengesë për fitoren më 14 maj


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar dështimin e bashkimit të dy grupimeve brenda PD-së e cila u njoftua nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha se fitorja e PD-së ka në themel statutin ndërsa grupimi i Alibeajt nuk e pranoi statutin.

Statuti përbën themelin e fitores në zgjedhje.

Sot do bëj një takim me kryetarët e degëve të Tiranës për t’i dhënë udhëzimet për protestën e jashtëzakonshme.

Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.
Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike“-deklaroi Berisha.