Vendosni fjalën kyçe....

Të tjera ndryshime në polici, cilat janë lëvizjet e fundit


Lëvizje të tjera kanë ndodhur në polici ditën e sotme.

Drejtori Veliu ka firmosur emërimin e zv.drejtorit të Policisë së Durrësit, Arjan Doda.

Shef i komisariatit 3 në Tiranë është emëruar Edmond Meshini kurse në shef komisariati në Rrëshen është emëruar Alfred Cenaj.

Pak ditë më parë, Rebani Jaupi u eëmërua drejtor i policisë së Tiranës në vend të Kastriot Skënderajt, ndërsa Andon Marko u emërua shef i policisë së Fierit në vend të Albert Nushit, i cili kaloi zv.drejtor në Elbasan.

Ndërsa në Shkodër, Niko Brahimaj zuri vendin e Vehbi Bushatit si drejtor i policisë ndërsa Vasil Çela u largua si shef komisariati dhe në vend të tij u emërua Lorenc Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *