Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do jetë kohë protestash, nuk do ketë votim me Ramën në parlament


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga mbledhja me drejtuesit e degëve të Tiranës, paralajmëroi një periudhë protestash e cila do fillojë me atë të 12 nëntorit.

Berisha theksoi se Rama ka shkelur çdo ligj e normë morale.

Ky njeri ka tejkaluar ligj e kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. Vetë udhëton me charter, por shkolla në Kolonjë nuk ka banka. Jemi në betejë, secili demokrat e simpatizant duhet ta konsiderojë se jemi në betejë, kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo do jetë kohë protestash, mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën. Ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë tërmet, cunam. Nuk e imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, nuk ka asnjë ligj e rregull, aty është turp të futesh, nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, qoftë me rregulloren apo me fjalorin, me të gjitha, shkojmë për qytetarët”,-deklaroi Berisha.