Vendosni fjalën kyçe....

Napoli merr fitoren e radhës, shkatërron Sassuolon


Napoli mori fitoren e radhës duke nisur në një farë mënyrë arratinë.

Napoletanët “likuiduan” 4-0 Sassuolon, në një ndeshje pa histori. Takimi u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e katërt nga Osimhen, ndërsa po nigeriani “tundi rrjetën” në minutën e 19-të. Brenda pjesës së parë, Kvara thelloi akoma më shumë shifrat.

Osimhen shënoi sërish të 77-tën, kompletoi tripletën dhe dërgoi në festë tifozërinë. Napoli ka 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.