Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë.
Në pranga ka rënë 52-vjeçari Adriatik Budani, i cili është dënuar në Itali me 15 vjet burg për trafik lëndësh narkotike, emigracion i paligjshëm e pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Pas përfundimit të procedurave pritet që ai të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi
“Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, organizuar operacionin e koduar “Poro”, duke lokalizuar 52-vjeçarin, me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.”