Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet nën kërcënimin e armëve banesa në Krujë


Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në fshatin Tapizë të Krujës disa persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një banesë.

Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet A.D., nën kërcënimin e një arme, disa persona kanë marrë bizhuteri dhe një sasi parash.

“Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në  banesën e shtetasit  A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, shkruhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *