Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji për Ardi Veliun: Si mund të keni besim te një njeri që edhe letrën e dorëheqjes e bën me 100 gabime


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sulmuar kreun e AMP-së Ardi Veliu gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.

Salianji u shpreh se është e çuditshme se si Ministria e Brendshme dhe qytetarët mund të kenë besim te Veliu, duke kujtuar që edhe letrën e dorëheqjes si shef Policie e bëri me “100 gabime drejtshkrimore”.

Për deputetin demokrat, paratë që janë vënë në dispozicion të AMP-së që sot drejtohet nga Veiu më mirë të shkojnë për efektivët e thjeshtë.

“Ju thatë që AMP ka 3 % të buxhedit, megjithëse për ne nuk janë pak aq. Se ç’besim mund të keni te një njeri që edhe letrën e dorëheqjes e bën me 100 gabime ortografike nuk e kuptoj. Se si mund të ketë besim populli te një njeri që dilte e thoshte për vrasjen e Klodian Rashës se ky i fundit kishte armë me vete, ketë nuk e di unë. Vdekjet, vrasjet e aksidentet nuk janë çështje shifrash. Nuk mund të shkohet me këto. Po qytetarët që përballen nëpër zona me hajdutë e grabitës që u rrezikojnë edhe jetën. Ne themi që më mirë letët e AMP-së t’i marrin policët e thjeshtë.”– tha Salianji.