Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha akuzon policinë e publikon denoncimin: Krim i shëmtuar


Kreu i PD-së ka akuzuar policinë për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti, i cili shfaqi probleme shëndetësore pasi u shoqërua në Komisariatin 3 në Tiranë.

Berisha shkruan se i riu është torturuar në makinën e policisë gjatë shoqërimit e më pas është dërguar i vdekur në spital.

Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari sipas të cilit, 32-vjeçari ka humbur ndjenjat sapo ka mnbërritur në komisariat. Denoncuesi thotë se policia nuk ka lajmëruar ambulancën sipas protokollit por e ka dërguar të riun me makinëën e policisë në spital.

“REAGIMI, KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!” – shkruan Berisha.