Vendosni fjalën kyçe....

Balla ironizon demokratët: Gazi me Palokën kanë nisur emisionin “Përputhen”, por nuk u përputhën dot


Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka ironizuar takimin mes palëve brenda PD-së të Gazment Bardhit dhe Edi Palokës.

Ai e krahasoi takimin e tyre me emisionin e dashurisë “Përputhen”, duke thënë se Bardhi e Paloka tentuan të përputhen por nuk u përputhën dot dhe do ta provojnë përsëri.

Balla e bëri këtë deklaratë ndërsa i përgjigjej kritikave të opozitës për krizën energjetike.

“Ju kam dëgjuar duke të thoni se nuk ka luftë, del Saliu jot dhe thotë nuk është faji i Putinit, fajin e ka Belinda, e ka Rama. Si ka mundësi që del ish-kreu i PD, ish-kryeministri dhe i qan hallin Putinit?! Është e turpshme. U tha këtu se pse nuk bëjmë si bëjnë qeveritë e tjera, bota demokratike është në luftë me një aggresor që po vret dita ditës jetë të pafajshme dhe ekonomitë e gjitha Europës.

Ka shumë vende që po bëjnë si kemi bërë ne që prej fillimit. Gjermania ka futur sot një ligj që kërkon që shteti federal të mbulojë faturat e energjisë për muajin dhjetor. Ju qeshnit kur thonim se duhen larë rrobat me 30 gradë, Luli qeshte më bukur, Gazi me Palokën kanë nisur emisonin ‘Përputhen’ por nuk u përputhën, do përpiqen sërish.”- u shpreh Balla.