Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet një avion në Athinë, humb jetën piloti


Një avion është rrëzuar këtë të mërkurë në autostradën Athinë-Lamia. Sipas medieve greke, në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete.

Avioni i rrëzuar ka qenë me një motor dhe ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias, në lartësinë e liqenit Ylikis.

Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për nxjerrjen e një personi. Piloti i avionit i moshës 70-75 vjeç thuhet se ka ndërruar jetë.