Vendosni fjalën kyçe....

“Në SHIK bëra punë të shkëlqyer”- Sandër Kovaçi nga SHIK-u i Gazidedes te Berisha (VIDEO)


Një video po qarkullon në rrjet pas përplasjes së sotme në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Portali Fakte.al përpiqet të sjellë një lidhje mes Kovaçit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, rrjedhimisht dhe lidhjen e këtij të fundit me protestën e pedagogëve.

“Sandër Kovaçi, ish SHIKs.

Ja kush qenka e vërteta: Sandër Kovaçi, i cili udhëheq protestën e pedagogëve rezulton të ketë qenë zyrtar i lartë i departamentit të analizës në SHIK-un e Gazidedes.” –shkruan Fakte.al.

Në video, Kovaçi i cili sot drejton protestën e pedagogëve shfaqet në një takim të ish-kryeministrit Berisha. Takimi është mbajtur kohët e fundit në Mirditë.

Më parë, Kovaçi rezulton të ketë qenë zyrtar i lartë i deprtamentit të analizës në SHIK-un e drejtuar nga bashkëpunëtori i vjetër i Berishës, Bashkim Gazidedes. Fakti i pranuar publikisht nga vetë Kovaçi.

Në një prononcim për “News 24”, Kovaçi iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka bërë “një punë të shkëlqyer”, të vlerësuar madje edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Unë kam qenë profesor, kam qenë ambasador 5 vjet ku kam bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë këtu kryeministrin e Sllovenisë. Kam bërë 2 vizita presidentësh, 4 forume mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Pas kësaj pune të shkëlqyer m’u kërkua të punoj si drejtor i analizës në Shërbimin Informativ dhe kam dhënë kontribut deri në vitin 2015 dhe unë e quaj intimidim ndaj atij institucioni.
Deklarata të papërgjegjshme. E kam për nder që kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer, nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz.”- shprehej Kovaçi.

Kryeministri Edi Rama në një takim në Gjirokastër, ka reaguar për protestën e pedagogëve ku kundërshtoi fort rritjen e pagës për ta. Sipas tij sindikata e pedagogëve drejtohet nga anëtar i SHIK-ut dhe paralajmëroi që ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës.

 “Ata pedagogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim.”– u shpreh Rama.