Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh grupin parlamentar në selinë blu, i bashkohet edhe Xhelal Mziu


Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar demokrat.

Në këtë mbledhje duket se Berishës i është shtuar edhe një deputet nga ata të cilët deri dje ishin pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt.

Bëhet fjalë për Xhelal Mziun, i cili ka marrë detyrën si kreu i grupit të punës për Dibrën.

Kjo është hera e parë që Mziu i bashkohet një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të drejtuar nga Luçiano Boçi, e jo Enkelejd Alibeaj.