Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i Bashkisë akuzon shefin e komisariatit të Vaut të Dejës se ka kanabizuar territorin: Jam ankuar te Rama, Ministri e Veliu po nuk ka asnjë reagim


Zyrtari i Bashkisë të Vaut të Dejës, ish kryetari i njësisë Administrative, Temal, Mark Zhuri, në një prononcim për mediat, ka hedhur akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vau Dejës, Bardhyl Saliu për kanabizimin e territorit të Bashkisë.

Ai shprehet se i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Rama, ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe ish kreut të policisë së Shtetit, Gledis Nano, më datë 2 gusht të këtij viti Zhuri por nuk ka ende një përgjigje.

Për këtë çështje ka pasur një komunikim me drejtorin e Përgjithshëm të AMP-së, Ardi Veliu i cili sipas tij ka patur një inspektim në Vaun e Dejës dhe më pas ka ndërprerë komunikimin me të. Nga personat që nuk i ofrojnë shuma si 2 apo 3 milionë euro, Saliu, sipas Zhurit i djeg, madje këtë vit janë djegur 200 hektarë pyje. Ai shton se për këtë denoncim ka prova e fakte tëe cilat i ka paraqitur para drejtorisë së policisë, por ende nuk ka përgjigje dhe as hetim.

Komplet territori është i mbushur me kanabis me lejen e tij. Ata që kanë paguar nga 2-3 mijë euro nuk ua ka hequr. Të tjerëve ua ka djegur, janë djegur 200 hektarë pyje. Unë kam shkruar dhe asnjë përgjigje s’kam marrë. Unë akuzat i kam me prova dhe fakte, i kam paraqitur te drejtoria e Policisë… nuk kam ende asnjë përgjigje.

Unë nuk kam besim te to, unë kam komunikuar me Ardi Veliun dhe më ka nisur një informacion dhe ka nisur një inspektim dhe pastaj nuk kemi pasur më asnjë kontakt.

Unë kërkoj që ky të shporret një minutë e më parë nga komisariati. Ky është i vetmi person që nuk bashkëpunon as me administrator, as me kryeplak.

Për mua këtë vit me atë kanabis, Bardhyli i ka siguruar të ardhurat e tij”-akuzoi Zhuri.