Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirus nuk ndikon te mallrat gjermane, shitjet shënojnë rritjen më të lartë në 5 vjet


Kërkesa për mallrat industrialë gjermanë u rrit ndjeshëm në Janar, prej porosive në aeronautikë dhe inxhinierisë mekanike,  duke i dhënë sektorit të manifakturës një nxitje të madhe në nisje të tremujorit që është zbehur nga koronavirusi. Kontratat për mallrat “Made in Germany” u rritën me 5.5% nga muaji i kaluar, sipas zyrës Federale të Statistikave. Kjo ishte dhe rritja më e madhe që prej Korrikut 2014.

Megjithatë, analistët thonë se shifrat datojnë përpara përhapjes së shpejtë të koronavirusit. Gjermania mban tashmë rreth 400 raste të epidemisë, që u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe është përhapur në të gjithë botën. Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë dhe prodhuesit varen ndjeshëm nga kërkesa dhe oferta kineze.

Bizneset vendase të goditura nga epidemia përfshijnë kompani të hoteleve dhe transportit. Berlini po ndihmon firmat e vogla dhe të mesme me problemet e likuiditetit dhe për të shmangur pushimet nga puna.

Ministri i Financave Olaf Scholz dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, kanë thënë se qeveria është e gatshme për të bërë të pamundurën për të mbrojtur ekonominë nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *