Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nga Gramshi: PS-ja varfëron njerëzit që t’i blejë e kërcënojë me bukën e gojës


Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi ishte ditën e sotme në Gramsh në një takim me mbështetës nga ku deklaroi se PS-ja ka varfëruar fshatrat e zonës.

Sipas tij PS-ja e ka politikë të saj varfërimin në mënyrë që të blejë më shumë njerëzit dhe t’i kërcënojë me heqjen e ndihmës ekonomike.

“PS paraqitet me fytyrë të re tek ju, por logon e kanë të vjetër. Varfëria në fshatrat e Gramshit në nivele mjerane. Gjendja në fshat sot është mizerable. E kanë politikë që të na varfërojnë sa më shumë, se duke i varfëruar, mendon se do i blejë njerëzit me thes mielli ose i kërcënon me ndihmë ekonomike. PS kërcënon njerëzit me bukën e gojës.

Socialistët ndihen të braktisur, edhe për faktin se kanë besuar këtë qeveri. Nëse unë dhe PD nuk mbajmë premtimet, mos na votoni në mandat të dytë. Nuk keni marrë asnjë lekë nga fondi që ka akorduar nga qeveria, ata janë marrë nga 5 njerëz të Ramës në qeveri. Ajo që kemi premtuar së paku jep normalitet. Më 25 prill, të nxjerrim fshatin nga mjerimi”-tha Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *