Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh atë pa adresuar krimin serb


Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është ka thënë për mediat se nuk e ka ndjekur fjalimin e homologut të tij Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të përditësohem”, tha ai.

Më tej Kurti tha se ndërkombëtarët duhet të mobilizohem për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.

Më tej ai ka theksuar se nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh atë pa adresuar krimet serbe.

“Mbi të gjitha, unë besoj që faktorët ndërkombëtar do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen, dhe përgjegjësit e fajtorët të gjykohen e dënohen. Andaj kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë, ta trajtojë këtë çështje, pasi në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për të cilin ka ndërhyrë NATO. Pra, nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.