Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 2 persona e plagosen 2 të tjerë


Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Një makinë tip “Audi” më targa AA086 RF ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit E.H. 34 vjeç dhe një pasagjere me inicialet RR.Gj. 28 vjeçe dhe kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë të tjerë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *