Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Alibeajt i kam shkuar në tavolinë por më refuzoi, tërheqja e padisë është rruga për bashkim


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi sot bisedime me parti aleate jo parlamentare për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Në një dalje për mediat Noka foli edhe për bisedimet me grupimin e Alibeajt për bashkimin në një të vetëm.

Prej kohësh kemi bërë thirrje për të gjithë faktorët opozitarë që duan të mundin regjimin të bëhen bashkë. Shpresojmë që të ecë mbarë gjithçka. Edhe grupi i Alibeajt duam ta kenë seriozisht. Ne kemi qenë të hapur të bashkërendojmë agjendën kundër këtij regjimi. Dëshirojmë që agjenda e çdo demokratik, deputetet apo jo, të jetë e unifikuar me agjendën e PD kundër këtij regjimi. Mirëpresim kontributin e çdokujt”, tha Noka.

Noka tha se i ka shkuar në tavolinë Alibeajt dhe i ka thënë se pavarësisht divergjencave, interesi i demokratëve i detyron të ulen për t’i dhënë një zgjidhje.

Ditën e enjte i kam shkuar në tavolinë Alibeajt. Sigurisht që mora refuzim”-tha Noka.

Më tej ai tha se “tërheqja e padisë është rruga e qartë për bashkimin e demokratëve”.