Vendosni fjalën kyçe....

Denonimi i Partisë së Lirisë: Rama e Veliaj shkatërruan Tiranë, lekët e krimit e drogëës po pastrohen në ndërtim


Partia e Lirisë ka denoncuar sot kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj për betonizimin e shkatërrimin e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Silva Caka tha se shkatërrimi i kryeqytetetit i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të krimit të organizuar, trafikut të drogës e korrupsionit.

Sipas Cakës, kjo ka bërë që çmimet e apartamenteve në Tiranë të rriten më 110% brenda 10 viteve.

“Tirana është shndërruar në një ferr të vërtetë të betonit. Po kujt i ka shërbyer ky shkatërrim i Tiranës?

Është fakt që ky shkatërrim i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të trafikantëve, korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar. Çmimet skandaloze të apartamenteve, të pamundura për t’u arritur nga qytetarët, janë rritur 110% brenda 10 viteve.  Banesa është bërë e pamundur për qytetarin e thjeshtë, pothuajse për gjithë jetën e tij. Faktet flasin vetë: Në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, çmimet e shtëpive janë rritur me 110%. Vetëm në vitin e fundit, çmimet e shtëpive në Tiranë janë rritur me 40%, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian, çmimet janë rritur me 48%, por për 12 vite. Studimi i Indeksit Fischer tëÇmimit të Banesave, i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, na thotë se në 6 mujorin e parë të vitit 2022, çmimet e shtëpive në Tiranë, janë 40% më të larta se çmimet që varionin në 6 mujorin e vitit 2021. Një rritje e tillë vjen vetëm si pasojë e pastrimit të parave, kijimit të monopoleve të ndërtimit nga kompanitë kliente të Qeverisë e Bashkisë e korrupsionit me lejet e ndërtimit, ku paratë e paguara nën dorë për leje ndërtimi, shkojnë gati sa kostoja e ndërtimit.” – tha Caka.

Më tej ajo tha se ndërsa çmimet në qendër të Shkupit e Prishtinës nuk i kalojnë 1800 euro për metër katror, në Tiranë janë deri në 5000 uro.

E njëjta gjë vlen tha Caka edhe për çmimet në periferitë e kryeqyteteve respektive.

“Por, pasqyra më e pamëshirshme për këtë situatë kriminale dhe të lojës mafioze me çmimet e shtëpive, janë çmimet në Maqedoni dhe Kosovë. Diferencat janë shumë të qarta; në rast se në qendër të Tiranës çmimet arrijnë deri në 4000-5000 Euro/m2, në qendër të Shkupit varion nga 1400-1800 Euro/m2. Ndërsa në Tiranë, edhe në zonat më periferike çmimi shkon në 1200-1300 Euro/m2, në Shkup nuk i kalon 800 Euro. Saktësisht e njëjta situatë është edhe në Prishtinë. Është shumë e qartë për të gjithë Shqiptarët, që këto diferenca të mëdha lidhen vetëm e vetëm me qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë. Në Shkup e në Prishtinë qeverisin drejtues të përgjegjshëm e që zbatojnë ligjin, ndërsa në Tiranë dhe në Qeveri, qeverisin gjymtyrët e pastrimit të parave Veliaj e Rama. Tirana nuk po banohet, por po shkretohet. Banimi në Tiranë është një mundësi e vrarë për qytetarët dhe një festë për pastruesit e parave. Në Tiranë çdo vlerë histrike dhe kulturore u shkatërrua dhe vazhdon të shkatërrohet, vetëm e vetëm nën urdhrin e pastruesve të parave, qeveritarë, trafikantë e kriminelë.  Çdo ditë e çdo minutë që Tirana qeveriset nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, do të jetë thellim i shkatërrimit të qytetit dhe i kthimit të tij në një ferr të vërtetë, ku qytetarët do të shikojnë si mundësi mbijetese vetëm largimin nga Shqipëria. Shporrja e Erion Veliajt dhe Edi Ramës nga Tirana, do të thotë të shpëtohen qindra mijëra qytetarë nga kthetrat e hajdutëve pa shpirt, që vrasin shpresën dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.” – mbylli deklaratën Caka.