Vendosni fjalën kyçe....

“Jam gay”- Postimi i Iker Casillas bëri shumë zhurmë, por shakaja e kolegut zemëron komunitetin LGBT në rrjet


 

Ish-portieri i Real Madridit dhe i Spanjës, Iker Casillas, ka fshirë një postim në “Twitter” ku thuhej se ai ishte homoseksual.

Ai sqaroi në një tjetër postim se llogaria e tij ishte sulmuar nga hakerat.

“Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”- shkruhej në spanjisht në postimin e ish-futbollistit. Më pas ish-bashkëlojtari i tij në Spanjë, Carles Puyol iu përgjigj me shaka: “Është koha për të treguar historinë tonë Iker”.

Postimi i Casillas “Jam gay” qëndroi për më shumë se një orë përpara se të fshihej.

Casillas më vonë shkroi në Twitter: “Llogari e hakeruar. Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi”. Më pas shtoi: “Sigurisht, më shumë ndjesë për komunitetin LGBT”.

Pas kësaj, edhe Puyol u detyrua të kërkojë falje për shakanë e tij në Twitter, kjo pasi komuniteti LGBT e konsideroi të pavend shakanë e tij.

“Kam bërë një gabim. Më falni për një shaka pa krikë por pa qëllime të këqija dhe krejtësisht të pavend. Gjithë respektin dhe mbështetjen time për komunitetin LGTBIQA+.”

Casillas u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero marsin e kaluar. Ata kanë dy fëmijë.

Por kjo histori ka shkaktuar shumë polemika në rrjet. Më shumë për shkak të shakasë së Puyol se sa për postimin e Casillas. Kjo për shkak se për komunitetin LGBT nuk mund të bëhet shaka me një çështje të tillë.

Disa thonë se Casillas nuk ishte hakeruar por kërkonte të tallej, por edhe nëse nuk ishte ky rasti dikush mendoi se ishte qesharake të bënte shaka për një futbollist të klasit botëror që po dilte hapur se ishte gay, dhe Puyol mendoi se ishte për të qeshur.

Lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, i cili doli hapur se ishte homoseksual tetorin e kaluar, kritikoi Casillas dhe Puyol për shakanë.

“Të bësh shaka dhe tallesh për të dalurin haptas në futboll është zhgënjyese.”- shkroi Cavallo në Twitter. “Është një rrugëtim i vështirë nëpër të cilin duhet të kalojë çdo person LGBTQ+. Të shoh idhujt e mi dhe legjendat e lojës të tallen është përtej mungesës së respektit për komunitetin tim.”

Pak lojtarë të profilit të lartë aktual apo ish-futbollistë kanë dalë ndonjëherë si homoseksualë të hapur në këtë sport.