Vendosni fjalën kyçe....

Statujat ikonë të ishullit të Pashkëve dëmtohen nga zjarri


Zjarret kanë dëmtuar statujat ikonike prej guri moai në ishullin e Pashkëve të Kilit, i njohur për vendasit si Rapa Nui.

Statujat e ndërtuara nga banorët e hershçm të ishullit të Paqësorit 3,500 km (2,175 milje) nga bregu perëndimor i Kilit janë caktuar nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore.

Ariki Tepano, një zyrtar vendas përgjegjës për Parkun Kombëtar Rapa Nui, e përshkroi dëmin të enjten si ‘të pariparueshëm’.

“Moai janë djegur plotësisht, ju mund të shihni efektin e zjarrit mbi to.” – tha ai, sipas një deklarate në Facebook.

Autoritetet thanë se më shumë se 100 hektarë u dogjën në zonën e vullkanit Rano Raraku, duke përfshirë ‘sektorin e ligatinave dhe statujat moai’.

“Dëmi i shkaktuar nga zjarri nuk mund të zhbëhet.” – u tha gazetarëve kryebashkiaku i Rapa Nui, Pedro Edmunds Paoa.

“Plasaritja e një guri origjinal dhe emblematik nuk mund të zhbçhet, pavarësisht sa miliona euro apo dollarë shpenzohen pçr të.” Ai sugjeroi se zjarret nuk ishin ‘aksident’.

Këshilli Kombëtar i Monumenteve të Kilit (CMN) tha se zyrtarët po punojnë për të përcaktuar se sa statuja moai u prekën. Ka 386 statuja në Ranu Raraku dhe më shumë se 1000 në ishull në total.