Vendosni fjalën kyçe....

Putin merr dhuratën e pazakontë nga Lukashenko për 70-vjetorin


Presidenti rus Putin ka marrë një dhuratë të pazakontë si dhuratë për ditëlindje nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Ky i fundit i dhuroi liderit rus për 70-vjetorin një zetor.

Lukashenko u pyet se çfarë do t’i jepte Putinit kur ai mbërriti në Pallatin Konstantinovsky në Shën Petersburg për një samit jozyrtar të liderëve nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (CIS).

“Një zetor.” – u tha ai gazetarëve.

“Është i njëjtë me atë të cilin kam në Bjellorusi. Më i miri. Është i montuar me dorë.”

Zetorët ‘Belarus’ janë mjete bujqësore ikonë me katër rrota të cilat janë prodhuar nga ‘Minsk Tractor Works’ që nga vitet 1950. Është një nga markat më të njohura bjelloruse dhe shiten në rreth 100 vende në mbarë botën.

Certifikata e dhuratës për zetorin e Putinit u postua më vonë në një kanal Telegram të lidhur me shërbimin e shtypit të Lukashenkos. Ai është një model Belarus-1523.3, i cili peshon më shumë se gjashtë ton dhe mburret me 150 kuaj fuqi.

Sipas Lukashenkos, zetori i Putinit është i pajisur me një pajisje për mbjelljen e farave.

“Ne do mbjellim grurë ose diçka tjetër dhe kurai të rritet, do t’ia dërgojmë presidentit polak Andrzej Duda dhe kryeministrit Mateusz Morawiecki, në Evropë që të mos vdesin nga uria.” – tha ai me shaka.