Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën shoferi 44-vjeçar


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, drejtuesi 44-vjeçar i një makine humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë ai ka humbur jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton Policia.