Vendosni fjalën kyçe....

“Tetori rozë” -Kim thirrje grave: Secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit në një mënyrë apo tjetër, bëni mamografi


Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të “tetorit rozë”, muajit për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.

Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se në këtë aktivitet se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje të gjitha grave të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle e mamografi të rregullta që të parandalojnë sëmundjen të bëhet vdekjeprurëse.

“Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit. ‘Qoftë duke vuajtur nga kanceri i gjirit vetë, një person i dashur për ju mund të ketë kaluar kancerin e gjirit, si e mbijetuar, si përkujdesëse, si mbështetëse, secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit’, tha Ambasadorja Kim. Ajo i bëri thirrje të gjithave grave që të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle dhe mamografi të rregullta, të cilat mund ta pikasin sëmundjen herët dhe ta parandalojnë që të bëhet vdekjeprurëse.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.