Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët në protestë, paralajmërojnë përshkallëzim të grevës: S’jemi as në nivelin e Kosovës e Malit të Zi


Ashtu siç ishte paralajmëruar dy ditë më parë, pedagogët e universiteteve në vend kanë nisur protestën që po zhvillohet te Universiteti Politeknik.

Pedagogët i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre prej ditësh ndërsa kanë theksuar se nëse nuk do ketë reagim nga qeveria atëherë do ketë bojkotim të mësimit.

Gjatë fjalës së tyre, ata vunë në dukje se universiteti është lënë pas dore duke kërkuar më shumë vlerësim për punën e tyre dhe kontributin në shoqëri.

Po kështu pedagogët theksuan se eksodi i largimeve ka prekur edhe pedagogët e kërkuesit shkencorë në vend. Në fjalët e tyre ata thanë se Shqipëria duhet të barazohet të paktën me nivelin e Kosovës dhe Malit të Zi.

Kërkesat e pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘dëmtim të shëndetit në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit ‘Profesor’

Transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike