Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori Sejko: Rritja e shpejtë e çmimeve, rreziku kryesor për stabilitetin monetar të vendit


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar në një konferencë për mediet se inflacioni në vendin tonë u rrit më tej në muajt korrik e gusht, me 8%.

Gjatë fjalës së tij, Sejko u shpreh se inflacioni erdhi nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve. Sakaq, ai sqaron se ekonomia vijoi rritjen në gjashtë-mujorin e parë.

“Inflacioni u rrit më tej në muajt korrik e gusht, duke shënuar vlerat respektive prej 7.5% dhe 8.0%. Kontributi kryesor në inflacion vijon të vijë nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Megjithatë, tendenca e rritjes së çmimeve po bëhet prezente në një gamë gjithnjë e më të gjerë mallrash dhe shërbimesh.”– tha Sejko.

Ai gjithashtu u shpreh se “Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij.”

Mes të tjerash, guvernatori i BSH-së foli edhe në lidhje me Amnistinë Fiskale.

Ai u shpreh se një nga kushtet që Amnistia Fiskale të jetë i suksesshëm, është që të shmanget evazioni fiskal dhe paratë e ardhura nga krimi apo korrupsioni.

“Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal.”– tha ai.