Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbehet e më pas lihet i lirë një person në autostradën Durrës-Tiranë


Një person dyshohet se u rrëmbye mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë.

Personi që u rrembye dyshohet se është Indrit Beqiraj.

Ai po udhëtonte me vëllain e tij Gentian Beqiraj me motor, ndërsa një mjet u ka prerë rrugën.

Më pas dy vëllezërit janë përleshur me katër personat në mjet, ndërsa këta të fundit kanë mundur të marrin me forcë në makinë Beqirajn.

Pas një copë rruge ata e kanë lënë sërish atë në rrugë. Dy vëllezërit Beqiraj kanë shkuar më pas në polici për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen.

Ata kanë precedentë të mëparshëm për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk dihen shkaqet e përplasjes me personat në mjetin që u preu rrugën.