Vendosni fjalën kyçe....

Khamenei fajëson shërbimet e huaja për ndikim në protesta, paralajmëron shtypjen


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka fajësuar ndikimet e huaja për trazirat që janë përhapur në Iran, pas vdekjes së një gruaje të re, në kohën kur ishte e paraburgim për shkak të shkeljes së rregullave të hixhabit. Ai paralajmëroi se forcat e sigurisë kanë mbështetjen e tij të plotë për të shtypur pakënaqësitë.

Në reagimin e parë publik pas përhapjes së protestave brenda Iranit, Khamenei ia atribuoi protestat Amerikës, Izraelit dhe iranianëve që gjenden jashtë vendit, të cilët i quajti “tradhtarë”.

Vdekja e Mahsa Amini, 22 vjeçe, “më theu zemrën”, tha ai, duke e cilësuar vdekjen e saj si “incident të hidhur”.

Autoritetet kanë thënë se Amini ka vdekur pas një sulmi në zemër, teksa gjendej në burg për shkelje të rregullave të hixhabit. Por, familjarët dhe iranianët e tjerë kanë hedhur poshtë këto pretendime. Ata thonë se Amini vdiq pasi u rrah nga forcat e sigurisë.

Vdekja e Aminit më 16 shtator ka nxitur një valë protestash kundër rregullës për veshjen e hixhabit nga gratë në publik, që thonë se vë në pah mungesën e të drejtave të grave në Iran.