Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina në Durrës, 3 javë më parë u dogj një tjetër në të njëjtën zonë


Makina e djegur në Durrës | Foto: BalkanWeb

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së poseduesit të mjetit në lagjen 17 të qytetit.

Makina ka marrë flakë rreth orës 04.20 të mëngjesit të sotëm.

3 javë më parë është djegur edhe një automjet tjetër në këtë zonë.

Djegia e mjetit është shoqëruar edhe me një shpërthim të fortë.